Aksident i rëndë automobilistik në Tepelenë me pasojë vdekje. Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në bypassin e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se njeri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë 8 shtetas.

Dy të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: