LUSHNJE- Një 25-vjeçare ka kërkuar urdhër-mbrojtje, me pretendimin se vjehrra e saj ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në Lushnjë. Bëhet fjalë shtetasen me inicialet E.A., e cila akuzon shtetasen me inicialet P.A., 65 vjeç për dhunë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të zakonshëm për shtetasen E.A, vjeç 25, pasi vjehrra, shtetasja P.A vjeç 65, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: