TIRANE

“Edhe muret kane veshë ” të regjisorit Ervin Kotori vjen si një bashkëpunim mes artistes Alketa Xhafa Mripa dhe ideatores Kristale Ivezaj Rama.

Dokumentari është një rrugëtim i tre krijuesve nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kërkim të historive tronditëse, të rrëfyera nga vetë viktimat e kampeve të përqendrimit gjatë diktaturës. Ai tregon për vuajtjet e tyre madje disa prej tyre nuk duan të flasim për to.

‘Edhe muret kanë veshë” është një iniciativë e dy artisteve shqiptare, njëra vjen nga Kosova dhe tjetra nga Britania e Madhe Alketa Xhafa Mripa, dhe Kristale Ivezaj Rama. Projekti në thelb ka një mesazh të vetëm të mos lejojmë që harresa të fshijë dhe personazhet e fundit të atyre që kanë përjetuar krimet e periudhës së diktaturës komuniste.

Kristale Ivezaj Rama u bë pjesë e projektit “Edhe Muret Kanë Veshë” për të treguar historitë e stërgjyshes së saj. Ajo u bë pjesë e projektit kur iu drejtua Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për t’u njohur me historinë e stërgjyshes së saj Rinës nga Thethi i Malësisë së Madhe, e cila ishte dënuar më burgim gjatë kohës së komunizmit.

Për regjisorin Ervin Kotorin, ky projekt ka qenë një ndër më të veçantët e karrierës së tij, dhe ai beson se çdo histori mbijetese meriton një trajtim kinematografik me vete. Në një intervistë për emisionin ‘Chic’ të Fjodora Dorës në News 24 regjisori foli më shumë rreth dokumentarit i cili sapo është prezantuar për publikun. Ai tregon se si u bë pjesë e këtij projekti pas dy artisteve Alketa Xhafa Mripa, dhe Kristale Ivezaj Rama.

72561284 2637970859588854 8241266247807795200 N E1570199706117
72561284 2637970859588854 8241266247807795200 N E1570199706117

“Jam personi i fundit që i jam bashkuar këtij projekti dhe detyra kryesore ka qenë që të dokumentoja të gjithë udhëtimin gjithë zhvillimin e projektit, duke filluar që nga takimet me kryetarët e Bashkisë ecjet, takimet me ish-të përndjekurit etj. Gjëja më e rëndësishme në këtë projekt ishte fjala dhe jo imazhi sepse i gjithë projekti bazohet në rrëfimet e të mbijetuarve. Në përgjithësi të gjithë njerëzit që e kanë vuajtur atë periudhë nuk dua të flasin më për ato ngjarje dhe njëherë pyes jashtë kamerave se çfarë ndodh në shtëpi kur jeni me njëri tjetrin e hapet ajo temë. M’ u përgjigjën se kemi gjetur një fjalë kyçe për ta mbyllur atë dhe të kalojmë në një temë tjetër nuk duam ta kujtojmë më thanë. E kanë shumë të vështirë pale kur ndez dhe kamera atyre i hapet një plagë dhe duhet të jesh i kujdesshëm me fjalët që do të përdorësh”- ka treguar regjisori i dokumentarit “Edhe muret kane veshë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb