Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, duke folur për figurën e Edi Ramës, deklaroi se nuk e ka bindur si kryetar qeverie.

Topi theksoi se kryeministri ka dhënë prova se bën premtime e nuk i mban.

“Nuk ka vendim tani. Nuk ka, sepse gjërat janë të ngatërruara ende. Këta e ndajnë “parti e madhe”, “parti e vogël”. I bie që njëri ka të gjitha potencialet. Ka potencialet ekonomike, ka potencialet për të administratuar zgjedhjet. Dikush ka të gjitha potencialet dhe sigurisht që do ketë oreksin më të madh. Ramës i mungon kredibiliteti i marrëdhënies, duke e njohur nga afër. Edi Rama premton rrugës dhe më tej nuk ka merak nëse i zgjidh. Po ashtu, Rama nuk më ka bindur si kryetar qeverie, sepse jepet me sipërfaqen, e nuk ka gjëra thelbësore. E ka lënë Shqipërinë pa institucione, pa Gjykatë Kushtetutese”, tha Topi.

Bamir Topi nënvizon se Rama ka 21 vjet në politikë,  duke shtuar se sot në politikë ka marrë përparësi vota dhe jo bindjet.

Nuk dua të merrem se çfarë bën PD-ja brenda partisë, është çështja e asaj partie, sepse çdokush në politikë ka interesat e tij. Nëse opozita nuk do ishte një alternativë për të qeverisur, do ishte tmerr i madh për këtë vend.  Edi Rama ka 21 vjet në politikë. Sot vota ka marrë përparësi, nuk ka më bindje politike”, deklaroi Topi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb