Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për kadaifin
500 gr kadaif
150 gr gjalp i tretur

Për sherbetin
500 ml ujë
600 gr sheqer
1 lugë mjaltë
1 shkop kanelle

Për kremin
1 lit qumësht
200 gr sheqer
100 gr niseshte
4 të verdha veze
Vanilje
50 gr gjalp

Për shkumën:
500 ml panna për ëmbëlsira 35%

100 gr Stika për lart ëmbëlsirës

Pergatitja
Fillimisht hapim kadaifin me duar, e shtrojmë në tavë, i hedhim gjalpin nga lart dhe e pjekim në 180 gradë për 30 minuta.
Përgatisim sherbetin duke e zjerë për 3-4 minuta ujin me sheqerin dhe kanellën. Mjaltin ia shtojmë në fund dhe e lëmë të ftohet.
Në një tenxhere vendosim qumështin me sheqerin të ngrohen. Rrahim te verdhat e vezëve me niseshten dhe shtojmë pak e nga pak 100 ml qumësht që e kemi lënë mënjanë. Më pas e shtojmë gjithë masën te qumështi që po zjen dhe e trazojmë deri sa masa të trashet dhe të ziejë disa minuta. Në fund shtojmë gjalpin dhe e trazojmë.
Nxjerrim kadaifin e ngrohtë nga furra dhe shtojmë sherbetin. Mbi sherbet vendosimn kremin.
Rrahim panën për ëmbëlsira dhe e vendosim mbi krem. Zbukurojmë me stika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: