TIRANE

Gazetarja Dorjana Bezat, siguron për “BalkanWeb” foton e autorit të dyshuar për vrasjen e Jurgen Kurtit. Personi në foto është Klodian Bane (Buxhaku), 37 vjec, i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e 26-vjecarit Kurti, pak ditë më parë në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë.

Vrasesi I Kurtit

Pamjet e kamerave të sigurisë e disa mesazhe telefonike, janë provat e forta që implikojnë në krim Klodian Banen, dhe tre të arrestuarit, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi, si bashkëpunëtorë në atenatin ndaj Kurtit.

Pas ekzekutimit të 26-vjecarit, hetuesit u vunë në ndjekje të një makine tip Mercedez Benz, ‘E Clas’, ngjyrë gri, e cila u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja. Referuar pamjeve, automjeti rezultoi të ishte në pronësi të Klodian Banes.

Ekzekutimi i Kurtit është filmuar. Nga pamjet dallohet qartë se prej Benzit del një person dhe pasi merr dicka në dorë, bën veprime të njëjta me ato të qitjes me armë. Megjithatë në dosje nuk del i qartë motivi i ekzekutimit të Kurtit dhe kush ishte porositësi i krimit, pasi dyshimet janë për një vrasje me pagesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb