Ashtu sikurse u kishin premtuar, Elvis Naçi e bëri realitet ëndrrën të fëmijëve të vegjël të familjes Peshku në fshatin Thanasaj të Lushnjës. Fëmijët e vegjël i thanë se donin një shtëpi dhe jo lodra e asgjë tjetër.

Vetëm një shtëpi dëshironin dhe sot ja ku po e gëzojnë. Banesa e re e ndërtuar në themelet e shtëpisë së vjetër është një barrë e lehtësuar për nënë Hajrien dhe bashkëshortin e saj Islamin. Një lehtësi e madhe është edhe për nënën e dy jetimeve. Elvisi dhe Fatma morën sërish rrugën për të parë nga afër shtëpinë e re të sapo ndërtuar në fshatin Thanasaj.

Elvisi: Do jetë gjë e bukur, më kujtohet njëri prej jetimëve që thoshte, dua një gjë një kulm, dua që mos të rrëzohet, e dua për një kohë të gjatë, jetimi gjithmonë kërkon mbështetje, ne po ja arrijmë në kohë rekord, e pabesueshme si vetë historia, le të gëzojnë gjithë shqiptarët.

Fatma: Ti premtove se do jetë gati brenda muajit prill, pamë në klip dhimbjen e nënës së jetimëve, ajo ka dy jetimë i shtohet varfëria dhe mungesa e një shtëpie, në fund të ditës kur t’i vejë në gjumë ajo kishte frikë se mos i shembej edhe shtëpia mbi krye. A të kujtohen lotët si shi të rrëmbyeshëm të fëmijëve?

Elvisi: Ku i gjejnë ato fjalë, ata kanë përjetime reale, mos të harrojmë nënë Hajrien, që do të thotë e mirë e butë, ashtu ishte, ikja e djalit i kishte lënë nipërit jetimë, kishte mirësi pa fund. Sot do i takojmë dhe bashkë me ta do gëzojnë gjithë shqiptarët. A prisni miq o të zotët e shtëpisë? Këtu nuk do rrimë asnjë sekondë këtu më, hajdeni me xhaxhi Elvisin, do ikim këtu, ju e meritoni!

https://www.youtube.com/watch?v=Ly7FJp8E77A

Të gjithë së bashku shkojnë tek dera e banesës së re
Elvisi: Nga jashtë kjo shtëpi qenka për zili, e madhe e bukur, djali më i madh ta hapi derën!
Nënë Hajria: Ju ruajt Zoti, gëzim paçi!

Elvisi: Është bërë me shpirt kjo shtëpi, kjo na pëlqen më shumë se shtëpitë e tjera, ne ja arritëm. E patëm premtuar do ta bënim në prill për Ramazan. Është bërë në kohë rekord!

Nëna e tre fëmijëve: Në rreth të Lushnjës nuk e ka njeri këtë shtëpi të bukur.
Fatma: Kjo është vërtetë shtëpia më e bukur që është këtu në këtë rreth.
Elvisi: kjo është mrekullia e shqiptarëve kur bashkohen!
Në studion e shqiptarëve Elvis Naçi tha se “Shtëpia e vjetër e familjes Peshku, u shemb. Premtimi për ngritjen mbi ato rrënoja të një shtëpie të re u dha dhe u mbajt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb