TIRANË

Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se çifti prej vitit 1995 jeton në Tiranë, janë me origjinë nga Skrapari dhe se prej sa kohësh jetojnë në kryeqytet ushtrojnë biznesin e tyre, pra kanë dy biznese si kompani për prodhime buke.

Khoo
Khoo

Petrit Laze po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi është në gjendje më të rëndë. Afërdita Laze po i nënshtrohet ekzaminimeve. U qëlluan me pistoletë dhe kanë plagë në pjesën e poshtme të trupit pasi mësohet se grabitësit nuk kanë pasur për qëllim ti vrasin.

Ata kanë një vajzë dhe gazetarja Dorjana Bezat raporton se grabitësit kanë pasur informacion se nuk do të kishte njerëz në banesë, por u diktuan më pas nga të zotët e shtëpisë. Dyshohet se një nga grabitësit është i afërm me çiftin Laze, pasi ata të dielave udhëtonin jashtë qytetit dhe autorët dinin mirë ku të kontrollonin për paratë apo sendet me vlerë në banesë.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton se Policia ka marrë në pyetje vajzën 17- vjeçare të çiftit të biznesmenëve pasi dyshohet se është dëshmitarja kryesore e ngjarjes. Ajo nuk u prek nga grabitësit.

Whatsapp Image 2020 01 19 At 22.52.00 (1)
Whatsapp Image 2020 01 19 At 22.52.00 (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb