Autoriteti Federal i Aviacionit në SHBA-ve ka dhënë pëlqimin për “fluturimet” testuese të këtij automjeti fluturues. TF-X është realizimi praktik i ëndrrës së vizioneve të panumërta të së ardhmes. Makina fluturuese është projektuar të jetë në dispozicion të të gjithëve.

Për të arritur këtë vizion të gjatë kërkuar, Terrafugia do të fokusohet në programin TF-X me qëllime të qarta për të rritur sigurinë, thjeshtësinë dhe komoditetin e transportit personal.

Terrafugia beson se këto objektiva janë të arritshme sot.

TF-X do të jetë më i sigurt se makinat e sotme dhe do të jetë në gjendje që në mënyrë automatike të shmang trafikun ajror, motin e keq dhe hapësirën e kufizuar.

Në raste emergjente, makina ka parashutë që mundëson zbritjen.

TF-X do të bart katër persona ndërsa lëviz në diametër prej 500 miljeve. Madhësia është e një veture të rëndomtë që mund të parkohet në garazh.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb