Kreu i PD Sali Berisha, në një takim me banorë të njësisë 7 në kryeqytet, foli mes të tjerash edhe për Armo-n.

Berisha tha se Engjëll Agaçi e përdorte Armon për të marrë kredi, të ardhurat nga të cilat i ndante me personat pranë tij dhe asnjë qindarkë nuk është investuar për vetë Armon.

Berisha shtoi se një rafineri mund të ndërtohet në Porto Roman, në rast se diçka e tillë nuk ndodh në Ballsh.

“Engjëll Agaçi e shndërroi Armon në një gropë të zezë ku sipërmarrës e banka zhduknin qindra mln euro e vinin Armon në hipotekë. Merrte kredi sa donte, i ndanin me njëri tjetrin e nuk investonin asnjë qindarkë në Armo.

Armo është skrap sot, është shitur për skrap, e ka blerë një njeri i afërt i tyre. Nuk mund të them se mund të ndërtohet Armo në Ballsh, por në Porto Romanë në 2008 me zgjerimin e Porto Romanos me 815 hektarë, një nga zonat e mëdha është ajo e rafinerive dhe TEC-eve.

Rafineritë ndërtohen në bregdet, pranë portit. Në rast se Ballshi nuk mund të ringjallet në Porto Romano mund të ndërtohen rafineri për tregun rajonal jo vetëm atë shqiptar”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: