Enxhi Kamenica, është modelja që u bë e famshme pas lidhjes së saj me reperin Stresi. Çifti, në kohën që ishin bashkë pushtuan faqet e para të gazetave dhe revistave, me historinë e tyre me ulje e ngritje. Atëherë kur u fol për një bashkëjetesë për Enxhin dhe Stresin, të dy nxituan të njoftonin se i kishin dhënë fund lidhjes në ditën që do të mbushnin një vit të lidhur. Stresi, edhe pas ndarjes ka pranuar
të flasë në media për raportin e tij me bukuroshen pjesëmarrëse në ‘Big Brother 3’. Nga ana
tjetër, Enxhi e mbylli këtë kapitull duke mos folur më në media për këtë histori. E duket se
e gjitha kjo i përket së shkuarës tanimë, pasi Enxhi ka rigjetur dashurinë. Bëhet fjalë për një
lidhje të re, me djaloshin simpatik që shihni në foto. Modelja dhe djali misterioz janë duke jetuar
një histori të bukur dashurie prej disa kohësh.

Me sa duket ky raport nuk është sekret për miqtë, pasi çifti poston shpesh foto në rrjetet
sociale, ku shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Nuk dihet ende se kush është
djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes së pasarelave, megjithatë, një gjë është e sigurt:
Enxhi tashmë ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe ndihet mjaft e plotësuar.

(Botuar sot në Bluetooth, Gazeta Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: