Eraldo Rexha teksa ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, foli për mikeshën e tij të ndjerë dhe ish-gazetaren e News24 Adelajdën, e cila u nda nga jeta në moshë fare të re, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe te gjithë publiku që aq shumë e deshi.

Eraldo kishte një shoqëri të ngushtë me Adelën, një miqësi e rrallë e cila nuk është aq e lehtë ta gjesh në ditët e sotme.

“Une flas me Adelën edhe pse s’është fizikisht me ne”, tha ai, “Në zyrën e WHO e kërkoj shpesh me sy, kërkoj një miratim dhe një përgjigje”, shtoi ai më tej duke theksuar se para humbjes së saj mendonte se asnjë nuk ishte i pazëvendësueshëm në punë edhe në jetën tonë, ndërkohë që tani mendon të kundërtën, “Adela është një nga ata njerëzit që nuk zëvendësohen”.

Eraldo tregoi se me Adelën e bashkonte dëshira për t’i marrë gjërat me pozitivitet dhe për t’i çuar deri në fund sfidat që merrnin përsipër. Ai zbuloi se kishte momente që Adela ishte jo mirë ekonomikisht dhe emocionalisht, pasi t’ia dalësh e vetme në Tiranë nuk është e lehtë, por theksoi se Adela ia doli dhe na tregoi të gjithëve që nëse e do shumë diçka, nuk ka gjë që të ndalë.

Më tej ai shtoi se e ka jetuar nga afër suksesin e Adelës, ka parë se sa shumë njerëzit e donin atë. “Jam shumë i lumtur që e kam njohur dhe që e kam pasur Adelën pjesë të jetës sime”, tha Eraldo mes emocioneve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: