Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” dhe gazetari Erl Murati e ka konsideruar një vetëdijësim dhe ndërgjegjësim dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Erion Braçes.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Murati u shpreh se Braçe nuk ka dashur të bëhet pjesë e lançimit të qeverisë ‘Rama 3’ në formën e një Big Brother.

“Duke qenë se jemi në fund të një mandati qeverisës lë të kuptohet se Braçe nuk do të jetë më pjesë e qeverisë së re. Braçe është një personazh me ekseriencë dhe atipik brenda PS pasi nuk ka dashur të bëhet pjesë e lançimit të qeverisë 3 në formën e një Big Brodheri ku askush nuk di se kush do të jetë përbërja e kabinetit. E shoh si një vetëdijësim dhe ndërgjegjësim të tij”- u shpreh Murati.

Gazetari ka komentuar edhe fjalim e kryeministrit Rama ditën e sotme duke thënse se ai paralajmëroi se do të ketë ndryshime të tjera në qeveri. Sipas tij kjo qeveri ka qenë atipike pasi u godit nga tërmeti dhe më pas nga pandemia ndërkohë që shprehu nevojën për reformimin e drejtësisë pasi ende nuk ka arritur rezultatet e pritura.

“Rama me fjalimiin e sotëm paralajmëroi se do të ketë ndryshime të tjera në qeveri. Dy sektortët që ai përmendi ishin turizmi dhe arsimi. E ka qujtur si sektor problematik dhe lë të kuptojë se mund të ketë ndryshime. Më shumë se një bilanc i punës së mandatit të 2 kryeministri shpalli se si do të jetë qeveria e ardhshme. Besoj se do të ketë shumë lëvizje, por përflitet se qeveria “Rama 3” do të ketë prezencë të lartë të femrave. Kryeministri bëri një parashtim të mandatit të dytë dhe nuk prisnim të bënte kritikë ndaj vetes. Qeveria “Rama 2” ka një bilanc miks. Ka elemntë pozitivë dhe element negative. Disa prej problemeve i identifikoi vetë kryeministri Rama. Puna e Ministrisë së Brendshme ka qenë në prozhektorët e mediave për largimiin e 3 ministrave, skandaleve të tjera dhe ky dikaster nuk meriton notën 10 dhe ka nevojë për përmirësim. Një problematikë që do ta identifikoja unë është korrupsioni në këtë vend. 8 vite më parë Rama premtoi se do të reformonte administratën dhe po t’i ballafaqojmë deklaratat pak është bërë në këtë aspekt pasi Shqipëria renditet e në vendet e fundit për sa i përket korrupsionit. Drejtësia ende nuk ka arritur të bëjë atë që të gjithë kemi pritur. Në përgjithëse kjo qeveria ka qenë atipike pasi u godit nga tërmeti dhe pastaj pandemia”- komentoi ai.

Më tej gazetari tha pret nga kryeministri Rama lëvizje të papritura që të na habisin të gjithëve. Murati ka përjashtuar çdo mundësi për bashkëqeverisje mes opozitës dhe qeverisë ndërsa tha se mund të ketë lëshime ndaj Partisë Demokratike.

“Edi Rama është të parët që mund të bëjë lëvizje të papritura që mund të na habisin. Surprizat nuk përjashtohen. Për sa i përket përmbajtjes besoj se do të ketë surpriza pasi kjo është një qeverisje e vazhdimësisë. PS ka qeverisur e vetme dhe sërish do të qeverisë evetme dhe nuk mund të ketë alibi për rezultatet e arritura. Do të kemi një qeveri ku kontrolli do të jetë i shtuar pasi opozita do të kthehet në parlament. Nuk e di se si mund ta përkthrjmë bashkëpunimin e kërkuar nga ambasadorja Yuri Kim, por nuk besoj se do të ketë bashkëqeverisje, e përjashtoj kategorikisht këtë. Besoj se mund të ketë lëshime të pushtetit të qeverisë ndaj PD-së. E rëndësishme është të kemi një opozitë të shëndoshë, konstruktive dhe të bëjë detyrën që është mandatuar nga shqiptarët. Kjo na është premtuar deri tani, por se sa do të arrihet do ta shohim në shtator. Nuk besoj se nuk do të ketë ndryshime në dikasteret kryesore në qeveri. Sa më shumë të ketë lëvizje më mirë është sepse ti rivitalizon energjitë nëkabinet, por çdo gjë varet nga rezultatet e arritura. E rëndësishme është që qeveria të prodhojë rezultate të mira për të gjithë. Më erdhi mirë që pas 8 vitesh kryeministri Rama identifikoi largimin e trurit të vendit, të rinjtë”- u shpreh ai.

Lidhur me akuzat e sotme ndaj LSI-së duke mos përmendur PD-në, Murati e sheh këtë si një lëvizje politike. Sipas tij propaganda për bashkëqeverisje ka dëmtuar shumë PD-në e cila duhej ta mohonte më fort këtë fakt.

“E shikoj si një lëvizje politike, qëndrim diversionist që tentojnë që pjesën negative të opozitës ta identifikojnë me LSI dhe jo me PD. Propaganda për bashkëqeverisje e ka dëmtuar opozitën dhe opozita duhej të ishte më e fortë në mohimin e kësaj teze. Basha e ka thënë hapur që nuk do të ketë bashkëqeverisje, por këtë kryeministri Rama e ka përdorur për fushatë”- tha ai.

Në fund lidhur me parlamentin e ri, gazetari tha se pas shumë kohësh do të kthehet normaliteti në vend dhe se zbutja e klimës politike në vend duhet të jetë prioriteti klasës politike në vend.

“Parlamenti i ri do të kthejë normalitetin. PS ka pasur luksin të qeverisë e vetme e pashqetësuar. Lulzim Basha ka premtuar se do të jetë në parlament. Ende nuk dimë se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Meta, nëse Berisha do të largohet nga PD apo edhe ftesën e ndërkombëtareve për bashkëpunim të aktorëve politikë në vend. Zbutja e klimës politike në Shqipëri duhet të jetë një prioritet i klasës politike në vend”- përfundoi gazetari.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb