TIRANË- Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha dje u bë nënë e fëmijës së saj të parë. Erla Mëhilli solli në jetë një djalë. Sigurisht që lajmi bëri bujë menjëherë në rrjetet sociale dhe shumë urime vërshuan në profilin zyrtar të nënës simpatike në “Facebook”. Ajo që “Bluetooth” ka arritur të zbulojë, është emri i të voglit. Erla dhe bashkëshorti i saj, deputeti i Partisë Demokratike Keltis Kruja, kanë zgjedhur ta quajnë djalin e tyre Akid. Emri Akid është një emër i vjetër ilir, ka qenë emri i babait të Pirros së Epirit. Pra Erla dhe Keltisi duket që janë menduar gjatë për të zgjedhur një emër për të birin, që të jetë jo vetëm shqiptar, por edhe emri i një mbreti. Sakaq, lajmi për ardhjen në jetë të Akid Krujës ka gëzuar shumë familjarët, miqtë, por edhe dashamirës të selisë blu, së cilës ky lajm duket sikur ia ka zbukuruar edhe më shumë atmosferën e fundvitit. Erla Mëhilli dhe Keltis Kruja prej vitesh jetojnë të lumtur historinë e tyre të dashurisë, ndjenjë që tashmë e kthyen në një familje të vogël e të bukur. Çifti nuk ka bërë dasmë, por ndoshta kanë menduar që t’ia bëjnë ceremoninë si dhuratë Akidit kur të rritet edhe pak, siç edhe i vogli u erdhi si dhuratë për festa. “Bluetooth” dhe Stafi i BalkanWeb, i uron jetë të gjatë të voglit dhe i përcjell urimet më të mira nënës së tij, Erlës.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: