Këngëtari kosovar ka një familje të madhe dhe të shëndetshme. Së bashku me bashkëshorten, Arjana, janë prindër të tre fëmijëve. Më herët, në media ai ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër, për të zmadhuar kështu edhe më tej familjen.

E duket se kjo gjë do të ndodhë së shpejti. Burime pranë çiftit na thonë se nusja e këngëtarit është shtatzënë, megjithatë, deri më tani çifti nuk ka konfirmuar ende asgjë. Biondja simpatike gëzon forma fantastike edhe pse nënë e tre fëmijëve, ndaj do të duhen edhe disa muaj derisa t’i duket barku.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: