TIRANE – Ditën e djeshme moderatori Ermal Mamaqi festoi ditëlindjen. Në këtë ditë të rëndësishme për moderatorin dhe familjen e tij, ajo që sjellë urimin më të veçantë është bashkëshortja.

Ami ka zgjedhur të ndajë një foto në rrjetet sociale të cilën e shoqëron me një dedikim special.

“Edhe 1 vit me shume te lumtur bashke ! Deri ne fund si ne kete foto❤…Pac gjithe jeten si nje feste zemra ime! #birthdayboy #mylove”- shkruan Ami në Instagram.

Kujtojmë që pak ditë më parë çifti i njohur u bënë prindër për herë të dytë. Ami solli në jetënjë vajtë të cilën e pagëzoi me emrin Sia. Gjithashtu Ami dhe Ermali kanë edhe një djalë 4 vjeç, Joelin.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: