TIRANE- Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea ka komentuar rezultatet nga votimet e djeshme në festivalin e Eurosong. Gjebrea ka munduar të bëjë disa llogari të thjeshta, në lidhje me mënyrën e votimit.

Teksa ka deklaruar se diçka nuk shkon me mënyrën e votimit, këngëtari ka shprehur habinë se ‘si ka mundësi që asnjë shqiptar në Itali, Gjermani, Zvicër nuk paska votuar për Shqipërinë’.

“Ok ky rezultat në ‪#‎eurosong2015‬!
Poooor nga 40 vende që votonin, 36 shtete na dhanë 0 pike ne???!!! Vetëm Maqedonia, Mali i Zi, Greqia dhe Belgjika na vlerësuan.
Nëse vlenin 50% votat me sms, si ka mundësi që asnjë shqiptar në Itali, Gjermani apo Zvicër nuk paska votuar për Shqipërinë ???!!!
Varja… këtu ka diçka që nuk shkon!”, citohet në mesazhin e këngëtarit, të cilin e ka shoqëruar dhe me një foto nga rezultatet e natës së mbrëmshme finale.

Shqipëria, e cila përfaqësohej nga këngëtarja Elhaida Dani, zuri vendin e 17-të në Eurosong, ndërsa siguroi 34 vota.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: