Aktori turk Kenan Imirzalioglu, bërë i njohur tek ne si aktor në filmin Ezel dhe bashkëshortja e tij aktorja Sinem Kobal, janë bërë prindër për herë të parë. Foshnja emri i të cilës është Lalin ka ardhur mbrëmë në jetë dhe bëhet e ditur se Kenani ka bllokuar gjithë katin e spitalit Acibadem, ku gruaja e tij ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në katin e spitalit ku do kryhej lindja e vajzës është lejuar vetëm hyrja e mjekëve dhe infermierëve, si masë për mbrojtje nga koronavirus.

Përveç kësaj, është bërë e ditur se çifti ka ndarë edhe 5 dhoma të tjera të spitalit, vetëm për familjarë dhe mysafirë të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: