Vdekja e Matthew Perry përcolli trishtim tek audienca televizive, e cila e shijoi atë nga viti 1994 deri në vitin 2004 në serialin “Friends”.

Personazhi i Chandler Bing, me humorin e tij të mprehtë dhe shpesh vetë-përçmues, u bë një nga rolet e preferuara të fansave të serialit në mbarë botën.

Interpretimet e tij komike, spontaniteti dhe një linjë e vetme e bënë atë një nga rolet më “klasike” të televizionit.

Sapo u bë i ditur lajmi për vdekjen e tij, fansat e tij nxituan të thonë “lamtumirën” e tyre përmes rrjeteve sociale, duke nderuar kujtimin e aktorit të madh të humorit.

Twitter ka qenë i mbushur me skena të “Chandler Bing” orët e fundit, me shumë nga postimet që thonë “faleminderit” për të qeshurat që ai dha përmes rolit të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb