Këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr Anthony Fauci, paralajmëron një valë të dytë të shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, por sipas tij, mund të jetë e shmangshme.

“SHBA mund të parandalojë një valë tjetër të Covid-19 për sa kohë që shtetet të hapen ne menyre ‘të saktë’”, tha Fauci të mërkurën në mëngjes në një intervistë për CNN.

Sipas tij, strategjia e distancimit dhe e ndjekjes efektive të kontakteve, mund të parandalojë rishpërthimin e rasteve të reja.

“Ne nuk duhet të pranojmë që vala e dytë e pandemisë është e paevitueshme. Unë do të vlerësoja që njerëzit të jenë të kujdesshëm për këtë por jo ta konsiderojnë të paevitueshme”, tha ai.

“Është e paevitueshme që koronavirusi do të kthehet sezonin e ardhshëm. Mënyra sesi do ta trajtojmë pandeminë do të përcaktojë dhe fatin tonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb