Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr mish i grirë
5 speca jeshilë
2 qepë
4 domate mesatare
4 vezë
50 gr djathë të bardhë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Përgatitja
Skuqim mishin e grirë dhe e heqim. Në tigan vendosim specat me vaj ulliri dhe i skuqim. Sapo të zbuten pak shtojmë qepët e grira imët. Vazhdojmë skuqjen derisa të zbuten totalisht. Më pas shtojmë domatet e grira në rende si dhe mishin e grirë. I gatuajmë bashkë dhe shtojmë kripën, piperin e zi, majdanozin si dhe djathin në fund. Shtojmë vezët e plota, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të gatuhet 10 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: