ITALI – Blogerja e famshme, Chiara Ferragni së bashku me vjehrrën e saj kanë organizuar një festë ditëlindjeje aspak të zakonshme për reperin Fedez. Ai ka festuar ditëlindjen e tij të 29-të në një festë të shfrenuar në supermarket.

Ideja e kësaj festë të veçantë ishte që të ftuarit mund të merrnin çfarë të donin në supermarketin që u kthye në një vend argëtimi ku nuk mungoi muzika, kërcimet dhe videot shumta në Instagram.

Ishin pikërisht këto video, që nxitën reagimet e ashpra nga publiku. Fillimisht festa është cilësuar si diçka origjinale dhe një ide shumë e bukur, por më vonë publiku i ka kryqëzuar të gjithë të ftuarit dhe mbi të gjitha çiftin Ferragnez.

Të ftuarit kanë festuar në mënyrë të papërmbajtur duke luajtur me ushqimin, produktet ushqimore dhe duke gjuajtur njëri-tjetrin me fruta dhe perime.

Me të drejtë kjo gjë ka nxitur reagime të ashpra në publik, ku shumica e kanë quajtur të tepruar këtë gjë në një botë që po vuan urie. “Një shuplakë për varfërinë” është quajtur kjo sjellje e çiftit të njohur, që ka qenë tema e ditës në rrjetet sociale.

Fedez nuk mund të mos reagonte ndaj këtyre kritikave të ashpra dhe ka publikuar në Instastory video ku ka sqaruar se të gjitha shpenzimet e tyre në supërmarket do të shkojnë për bamirësi dhe se ideja nuk ka qenë të talleshin me ushqimin, thjesht janë rrëmbyer nga euforia e festës.

Ai është shprehur shumë i prekur nga kjo ndodhi, pasi e ka nxjerrë si një njeri që nuk është. Po ashtu, Fedez ka kërkuar falje nëse sjellja e tij apo e të ftuarve ka prekur ndjeshmërinë e publikut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb