Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin i ka shpëtuar të gjitha akuzave të ngritura për shpërdorim detyre pas publikimit të disa videove ku shfaqej duke u “shfrenuar” me miqtë e saj.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, dhjetra ankesa u paraqiten në organet kompetente duke pretenduar se Sanna Marin ka lënë pas dorës detyrat e saj zyrtare.

Por nuk është i këtij mendimi kancelari i drejtësisë në Finlandë, Tuomas Poysti. Ai arriti në përfundimin se Marin nuk i kishte neglizhuar detyrat e saj si kryeministre.

“Nuk gjetëm asnjë arsye për të dyshuar kryeministrin për sjellje të paligjshme në kryerjen e detyrave të saj ose për neglizhencë të detyrave të saj zyrtare”, tha ai pas hetimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryeministrja finalndeze iu nënshtrua edhe testit të drogës pas publikimit të pamjeve, rezultatet e të cilave dolën negative.

Në atë kohë, kryeministrja tha se videoja ishte filmuar në “ambjente private” dhe se ajo kishte kaluar “një mbrëmje me miqtë”.

Kur u pyet për videon, ajo u tha gazetarëve: “Unë jam njeri. Dhe gjithashtu ndonjëherë dëshiroj të bëj qejf”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb