MILANO – Ish-sulmuesi dhe trajneri i Milanit, Filipo Inzagi, përfundoi në urgjencën e spitalit “Parini di Aosta”, mëngjesin e së dielës.

Mediat në Itali bëjnë të ditur se trajneri ka patur dhimbje të forta stomaku dhe është dërguar me urgjencë në spital.

I shtruar në repartin e gastroenterologjisë, Inzagi iu nënshtrua një sërë testesh, por mjekët konfirmuan se nuk bëhej fjalë për asgjë serioze.

Mediat italiane raportuan se Inzagi la ambientet e spitalit “Parini di Aosta” disa orë pas kontrollit mjekësor.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: