Ditët e fundit, ndërsa disa shtete janë përballuar me stuhi apo reshje breshëri, por e kundërta ka ndodhur në disa qytete shtete të tjera të cilat prej ditësh janë përfshirë nga flakët.

Me të njëjtët problematike po përballet edhe Greqia, ndërsa situata raportohet shumë problematike.

Mijëra banorë në Atika janë evakuuar nga vendbanimet e tyre, po ashtu edhe Rodos po përballet me një situatë të rrezikshme.

Sakaq zjarri është raportuar edhe në veri të Korfuzit. Autoritetet janë angazhuar për evakuim të banorëve në 5 vendbanime, pasi i frikësohen përkeqësimit të situatës. Ndër të tjera theksohet se në Korfuz ka edhe shqiptarë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore, por deri më tani nuk ka raportime për qytetarë të rrezikuar.

Ndërsa në gatishmëri janë vendosur zjarrfikës, si edhe Mbrojtja Civile. Në vendngjarje po ashtu po operojnë 36 zjarrfikëse, me dy grupe këmbësore, 12 automjete, ndërsa më herët kanë ndihmuar dy avionë dhe një helikopter.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: