TIRANE- Fluturimi 3470 ishte një hit muzikor mjaft i pëlqyer nga Kënga Magjike 2007, ku këngëtarët Flori Mumajesi dhe Soni Malaj erdhën nëpërmjet një balade të ndjerë, ndërsa surprizë ishte puthja e tyre në skenë që s’la më dyshime për lidhjen e tyre.

Pikërisht vite më vonë kantautori Flori Mumajesi poston një foto në faqen e tij në Facebook ku shfaqet në bordin e një avioni dhe shkruan @ Fluturimi 3470, duke na ngjallur dyshime. Të jetë vetëm një koicidencë, apo atij i kujtohet ajo këngë, apo diçka më shumë…
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb