TIRANE

Ish-banorja e “Big Brother 9”, Fotini Derxho, vendosi të rijetojë sërish këtë eksperiencë duke u bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Këtë herë ajo është vetëm teksa në BB9 ishte krah partnerit, Danielin, me të cilin u martua në format dhe në fund dolën fitues.

Së fundmi ajo ka tronditur me një rrëfim që ka bërë teksa bisedonte me Nitën. Fotinia rrëfeu dhunën familjare që ajo me vëllanë dhe nënën kanë përjetuar nga babai.

“Babanë nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore. Babi ka krijuar jetë tjetër me një grua tjetër. Ndërsa mami im kurrë nuk e ka menduar”, tha ajo.

“Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenim nënën dhe babanë duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë. Kur isha në Big Brother, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait sepse ai donte të na nxirrte nga shtëpia, kur isha në Big Brother kisha edhe para borxh”, tregoi Fotinia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb