Në shtëpinë zikaltër gjithçka po shkon në mënyrë perfekte në këtë fillim sezoni, 3 ndeshje 9 pikë të plota. Fitorja e fundit me “poker” gola përballë Fiorentinës ishte “qershia mbi tortë”, por për të trazuar ambientin në mënyrë të çuditshme ka mjaftuar një koment i Kristjan Asllanit në rrjetet sociale. Protagonist në këtë sfidë ishte dyshja Martinez-Caudrado, ky i fundit dhuroi një asist për kapitenin, me “demin” që firmosi në golin e katërt. Anësori kolumbian është kujdesur të “zbus” pak tifozët e Interit, të cilët ishin kundër afrimin të tij:

Cuadrado
Cuadrado

“Ishte e rëndësishme kjo fitore përpara pauzës. Përpara kështu familja Inter. +3 pikë të rëndësishme fal zotit”, shkruan Cuadrado në profilin e tij në Instagram, status shoqëruar me një foto përkrah Martinez. Deri këtu çdo gjë është korrekte, por për të ndezur polemikat ka menduar Asllani:

Asllani
Asllani

“Cuadrado kloun”, komentoi Asllani. Pikërisht ky koment i Asllanit ka bërë që tifozët të shpërthejnë në komente, pjesa e tyre më e madhe i kanë dhënë të drejtë Asllanit, por ky koment nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e klubit pasi mesfushori kuqezi i hedh “benzinë zjarrit”, duke i rikthyer në kujtesë tifozëve përplasjen e mëdha që kanë pasur me Cuadrado-n gjatë kohës kur ky i fundit ishte pjesë e Juventuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb