I pari stadium në histori që do të ndërtohet thuajse krejtësisht nga druri është në Angli. Forest Green Rovers, që luan në kategorinë e pestë, do të jetë ekipi që sjell këtë risi në futboll.

Projekti u realizua nga studio e arkitektëve Zaha Adid, që fitoi konkursin e realizuar nga klubi. Bëhet fjalë për kompaninë që në Lojërat Olimpike Londër 2012 krijoi projektin e Qendrës së Sporteve Ujore të Olimpiadës. Impianti modern do të quhet “Eco Park Stadium” dhe do të ketë një kapacitet prej 5.000 vendesh. Projekti do të kushtoj 100 milionë paund ku do të përfshijë një zonë prej 100 hektarësh në kontenë e Gluçestershajër-it.

Përveç stadiumit të parë në botë prej druri, parashikohen edhe fusha stërvitore, impiante sportive të disiplinave të ndryshme, por edhe një qendër shkencore për sportin. Ky zhvillim vjen në kuadër të mbrojtjes së natyrës, dhe projekti do të ketë impakt zero duke respektuar maksimalisht atë. Aplikimi për leje ndërtimi është bërë prej Janarit të që kaloi, megjithatë ai pritet të vlerësohet nga Këshilli i Territorit vetëm në fund të këtij viti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: