Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kujton pesë mjekët që humbë tragjikisht jetën nga koronavirusi.

Teksa publikon emrat dhe fotot e tyre, Thaçi shkruan se “Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë”.

“Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm. HTH ??”, shkruan Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb