BRITANI E MADHE

Mohamed Salah ka publikuar një fotografi të familjes së tij më 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjeve. Në të ai shfaqej së bashku me gruan dhe vajzën pranë një bredhi të zbukuruar.

Futbollisti egjiptian i përket besimit mysliman dhe bashkëshortja e tij është e mbuluar me perçe. Dhe fotoja e publikuar pikërisht ditën e Krishtlindjeve nuk është pritur mirë nga komentuesit.

Ata e kritikojnë duke thënë se si një mysliman, ai i ka kaluar kufijtë. Ata e kanë marrë shembull Karim Benzeman, i cili ka zgjedhur të mos postojë asgjë dhe të mos flasë për Krishtlindjet “Një mysliman i vërtetë nuk feston një festë, që është e atyre që thonë se Zoti ka një djalë kështu që ki kujdes.

Nuk e di për çfarë arsye e kë publikuar këtë foto por unë di vetëm atë që shoh. Unë shoh një mysliman që i jep fesë së tij një imazh të keq. Na vjen keq vëlla por këtë herë nuk jam me ju sepse nuk i mbështes ata që thonë se Zoti ka një djalë”- është një nga komentet poshtë fotos së futbollistit me familjen.

“Myslimanët nuk festojnë Krishtlindjet. A ke parë ndonjëherë një hebre apo një të krishterë të festojë Bajramin?! “- është një koment tjetër. Por ka pasur edhe nga ata që e kanë përkrahur për faktin që i respekton fetë dhe traditat e të tjerëve.

“Mos i lëxo këto komente plot urrejtje. Si një mysliman që jam të uroj pushime të mbara”-është një koment. “Myslimanizmi është fe e paqes. Turp t’ju vij të gjithëve për këto komente plot urrejtje”- ishte një tjetër koment në mbështetje të futbollistit të Liverpulit.

Gq
Gq

Por kjo nuk është hera e parë që Salah kritikohet për sjelljet e tij. Disa muaj më parë një foto së bashku me modelen bukuroshe braziliane Alesandra Ambrosio ka krijuar polemika dhe lumë kritikash. Fotoja e tij në krah të modeles braziliane është cilësuar si diçka e turpshme dhe si një fyerje publike.

View this post on Instagram

??

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: