Gazetarja e News 24 në Gjirokastër, Brikena Metaj, është shpallur fituese e çmimit të parë në Konkursin mediatik për çmimin kombëtar “Fatos Baxhaku”, “Media lokale për çështjet vendore”, organizuar nga Qendra Kulturore Mediatike Antigonea.

Ky konkurs që organizohet për herë të parë u shpall në 9 janar 2020, ndërsa çmimet u ndanë një vit më pas, pikërisht në ditën e lindjes së Fatos Baxhakut.

“Qëllimi i konkursit është t’i shërbejmë gazetarisë, medias shqiptare, komunitetit për të dhënë modelin e gazetarisë baxhaku, media të thjeshtë, që i shërben njerëzve. Nuk mund të bëhet gazetaria brenda unazës shprehej baxhaku”, ka thënë kryetari i Qendrës Kulturore Mediatike Antigonea, Engjëll Serjani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Gjirokastra qytet që e pasuron historinë e gazetarisë shqiptare nëpërmjet shkëlqimit të gazetarit lokal. Ky cmim të merret me një dimension më kombëtar. Ky cmim promovohet për një gazetar që mund të cilësohet si pulitzeri shqiptar. Shumë më tepër gazetarë të rinj të jenë kontribues në gazetarinë e terrenit”, është shprehur kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.

Gjatë konkursit, u dha edhe çmimi i karrierës për disa gazetarë lokalë nga qytete të ndryshme, me eksperiencë dhe kontribut në gazetarinë lokale. Fatos Baxhaku u nda nga jeta në gusht 2019. Takimi i tij i fundit ishte pikërisht me gazetarët lokalë në promovimin e librit me reportazhe “Përtej gardheve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb