Një procedim penal është ngritur kundër Polina Morugina, një blogere nga Moska e njohur si Polina Face, e cila u fotografua e zhveshur përpara kishës së Virgjëreshës së fjetur në lagjen Filyakh, sipas faqes së internetit Mediazona.

Morugina akuzohet për fyerje të ndjenjës fetare të besimtarëve sipas nenit 148 të Kodit Penal.

Fillimisht, kundër blogeres ruse u hartua një kallëzim administrativ, i cili u kthye në polici për të eliminuar gabimet në formulim. Ndjekja penale sipas nenit 148 të Kodit Penal kundër Moruginës u nis për një fotografi që e tregonte atë duke qëndruar vetëm me sandale para një kishe.

Në nëntor, një gjykatë në Shën Petersburg e shpalli fajtor qytetarin Andrei Kurdov që u akuzua për fyerjen e ndjenjave fetare dhe e gjobiti atë me 80,000 rubla. Ai u ndoq penalisht në vitin 2021 për një foto në të cilën Kurdov dhe shoku i tij u fotografuan në sfondin e Kishës së Shpëtimtarit në Gjakun e Derdhur me pantallonat e tyre të ulura.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vitin e kaluar u ngritën një sërë kallëzimesh penale kundër qytetarëve që u fotografuan me disa pjesë të trupit të tyre lakuriq në sfondin e kishave dhe tempujve. Në shkurt, gjashtë persona u ndoqën penalisht për fyerje të ndjenjave fetare për filmimin e një modeleje me të brendshme dhe gëzof përpara një xhamie në Moskë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb