ROSKOVEC –Këtajanë Amarildo dhe Festim Dogani, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç, dy kushërinjtë që humbën jetën në mënyrë tragjike pasi u përplasën me makinë.

Ata ishin duke ecur në anë të rrugës kur janë përplasur nga një makinë tip  “Volkswagen” e drejtuar nga Amarildo Çalamani.

Gjithashtu mbeti i plagosur edhe një këmbësor i tretë i identifikuar si Martin Dogani, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital.

21-vjeçari që përplasi me makinën e tij tre këmbësorë në fshatin Arapaj të Roskovecit rezulton problematik për policinë rrugore, pasi është ndëshkuar disa herë për mos respektimin dhe shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: