Akil Nerjaku ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në Durrës ditën e djeshme.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj duke iu referuar burimeve nga Prokuroria e Durrësit, raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, teksa Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G klas”, por nuk e kanë kapur plumbat. Dyshohet se është qëlluar me snajper.

Ai rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga Gjykata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb