TIRANE 

Nëntë vite më parë, këngëtarja Aurela Gaçe u bë nënë me vajzën e saj, Grace. Në ditën e lindjes të së voglës, Aurela ka shkruar fjalët më të ndjera për dashurinë e saj më të madhe, e cila i dhuroi ndjesitë më të bukura.

“9 vjet më pare erdhe në jetën tone, Grace, Hiri I Perëndisë. Prandaj te quajtëm kështu, sepse ardhja jote eshte bekim e hir per jetët tona. Më dhe statusin e nënës ❤ ,më ndryshove jetën. ?❤? ? jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë. ❤❤❤❤❤❤❤”, ka shkruar Aurela duke treguar njëherazi se si ka ndryshuar jeta e saj.

Gaçe është nënë e dy fëmijëve, Grace dhe më të voglës, Abigal me të cilat ndan shpeshherë momente nga përditshmëria, duke zbuluar dhe talentet e ndryshme të tyre, midis të cilave kryeson kënga dhe muzika.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: