TIRANE

Në funksion të arritjes së një marrëveshjeje për reformën zgjedhore, forcat politike duket se kanë lënë mënjanë ‘inatet e vjetra’ dhe janë ulur në tryezën e bisedimeve, për një nga kushtet e Bundestagut për çeljen e negociatave.

Në fotot e siguruara nga LSA, 4 të mandatuarit për reformën zgjedhore, janë ulur sot në tryezën e dialogut, ndërsa një shtrëngim duarsh i ka paraprirë bisedës.

Të pranishëm në tryezë janë Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, përfaqësues i Partisë Socialiste, bashkëkryetarja tjetër e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare, si edhe dy të mandatuarit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Opozita e Bashkuar mandatoi sot Oerd Bylykbashin e Petrit Vasilin për t’u dakordësuar me palën tjetër për reformën zgjedhore. Pasi zbuloi emrat, në një deklaratë për mediat që i parapriu mbledhjes me aleatët në seli, Basha bëri të ditur gjithashtu edhe 3 kushtet për maxhorancën:

1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb