Në ndeshjen e parë të Messit me fanellën e Inter Miamit, ishte e pranishme familja Beckham, që takoi mes shumë personazheve të njohur, Kim Kardashian.

Victoria Beckham ka postuar në rrjetet sociale foto me bashkëshortin e saj, David Beckham dhe personazhin e njohur televiziv, të shoqëruar nga fëmijët e tyre.

Në publikimin e saj, stilistja ngarkoi gjithashtu një foto të Beckham me LeBron James, Serena Williams shtatzënë dhe Marc Anthony.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Transferimi i Lionel Messit te Inter Miami ishte një projekt që kërkonte vite fermentim dhe përgatitje. Një projekt për të cilin David Beckham, bashkëpronar i klubit të sapothemeluar amerikan, luftoi fort dhe më në fund e pa të realizohej. Për kapitenin dikur ikonë të kombëtares së Anglisë, debutimi i legjendës 36-vjeçare me fanellën rozë dhe fundi i tij, shkaktoi emocione të forta që u kapën edhe nga televizioni.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Leo la pa fjalë amerikanët falë goditjes së lirë direkte me të cilën vulosi fitoren ndaj Cruz Azul në 90+4’, madje duke fituar apoteozën nga Lebron James me të cilin edhe para ndeshjes pati një përqafim të ngrohtë. Megjithatë, askush nuk e përjetoi aq fort momentin e golit nga “Becks”.

Pranë gruas së tij, Victoria dhe fëmijëve të tij, Beckham festoi në mënyrë të egër golin e fitores të Messit me specialitetin e tij, goditjet e lira direkte dhe kamera e kapi atë duke vluar nga emocionet, ashtu si pronari kryesor i klubit, Jorge Mas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb