Kryebashkiaku Erjon Veliaj, në cilësinë edhe të drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, i ftuar në “Real Story”, foli mbi fushatën elektorale.

Ai tha se përgjithësisht kjo fushatë është e qetë, duke i dhënë këtu meritë edhe liderit opozitar, Lulzim Basha, që sipas tij, largoi nga fushata ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Pra ne në Tiranë nuk ka qenë bashki e jona, Kavaja, Vora, Kamza dhe Rrogozhina, ka qenë një dritarte kohe për të treguar se si qeverisim ne. E morëm fill me situatën e tërmetit, më pas me pandeminë, këto kryetarë s’kanë pasur qeverisje të qetë dhe për të dhënë maksimumin, megjithatë them se kanë bërë mirë e kjo do të reflektohet. Tirana e mban mend 2007, kur fadroma erdhi në Zogun e Zi. Kemi raste kur qeveritë kthehen në ofensivë ndaj bashkisë. Gjëja e dytë është përgjegjësia e të pasurit pjesën më të madh të mandateve në nivel kombëtar, është edhe vendi që partitë e vogla synojnë. Në Tiranë unë shoh që të 12 partitë janë në garë, kanë një ambicie dhe po luftojnë, them se do të luftohet për çdo votë.

Nuk duhet të na hipi vetja në qejf nga sondazhet, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë më shumë. Problemet që kishim në këtë mandat, po marrin rrugë për mirë, njerëzit po hynë nëpër shtëpia dhe janë vaksinuar më shumë se çerek milioni. Dje kemi pasur një numër të pafundmë nga prindër që thoshin ku hapet piramida, tani në mendjet e njerëzve qeveria ka vënë në autopilot, çështjen e vaksinimit dhe krimit, po dalim nga psikoza e krizës. Në Spille e Golem, kanë filluar printimet që me datën 5 maj, sa të mbarojnë zgjedhjet do të hapim sezonin. Duke i quajtur të zgjidhura këto probleme, them se është një lajm i mirë. Është një nga fushatat më të qeta, ka nga ata parti, që e bëjnë fushatën si ’96-ën, por është okay.

Unë gjykoj që detyra e qeverisë është të këshillojë, po kaq, mendoj që është përshkruar nga një nivel toleranca, e do të hyjë po vazhdoi kështu në histori si një nga fushatat mët ë qeta. I jap kredit edhe liderit të PD, largimi i Sali Berishës nga fushata e ka qetësuar, dhuna që kemi parë në qytet. Luli s’e ka larguar Saliun për fushatën, por edhe nuk i konvergon politikisht. Kush thotë që Luli është i zoti vetes dhe po ecën vetë, e ka gabim, ai është aty. Helmi i përditshëm të paktën është vetëm virtualisht”, u shpreh Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb