Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit për femra ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Zvicrës.

Një ditë para ndeshjes, që luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, rreth orës 17:00 policia bën me dije se:

1. Nuk do të lejohet parkimi përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit, në rrugën “Kamber Sejdini” dhe në Bulevardin “Aqif Pasha” Elbasan.

2. Aksi rrugor nga ish-konservim – 5 Maj, do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 75 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj.

Do të planifikohen shërbime shtetsë në qytet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në të gjitha pikat hyrëse të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit pasi nuk do të lejohen të kenë sende të forta, mjete të rrezikshme dhe të palejueshme.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: