Nuk ishte një sfidë spektakolare, si tre përballjet e tjera të kësaj faze në Champions League, por kjo ishte e pritshme në një kohë kur Atletico Madrid ka qenë dhe mbetet një ekip pragmatik, kështu ndodhi edhe këtë herë përballë B.Dortmund ku përfituan nga dy gafa të ekipit gjerman duke fituar aktin e parë me rezultatin 2-1.

11
11

Ekipi i Colo Simeons e nisi sfidën me gol ku pas vetëm 4 minutash lojë përfituan nga një keq koordinim i verdhezinjve me De Paul që kaloi spanjollët në avantazh. Atletico nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 32-të, Lino sërish pas një gafe të gjermanëve realizoi edhe golin e dytë.

22
22

Gjithçka dukej më pas si një “lojë fëmijësh” për madrilenët e vegjël, por Dortmund nuk u dorëzua duke marrë kontrollin e lojës në pjesën e dytë. Haller i hedhur në fushë si zëvendësues, në minutën e 81-të me një kthesë të bukur brenda në zonë ngushtoi shifrat në 2-1.

Haller
Haller

Dortmund spostoi Atletico-n në gjysmëfushë, por ishin të pafat duke goditur dy herë traversën. Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Westfalenstadion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb