Gazetarja Rezi Reçi ka mirëpritur në stendën e “Skanderbeg books” lexuesit që kanë marrë me autografë librin e saj “Kolonë zanore”. Botimi vjen pas një momenti të vështirë shëndetësor, dhe libri është shkruar gjatë atyre ditëve kur ajo luftonte për jetën.

“Është një kolonë zanore që ka ardhur si dëshirë për t’u shprehur bukur në kontrast me atë që po kaloja. Më ka çliruar mendjen, shpirtin dhe më ka ngritur në emfazë dhe më ka ndihmuar shumë për të qenë një vetvete e ajërt”, thotë gazetarja.

Për dhjetëra vite ajo ka rendur në stenda si gazetare, për të sjellë në ekran librat e rinj dhe personazhet e njohur. Sot, është në anën tjetër të stendës, por si gjithmonë e qeshur dhe e fortë. Ndaj mesazhi i saj për të gjithë ata që janë në mesin e një lufte për jetën, është i qartë:

“Gjithçka nis nga dashuria për veten, duan veten dhe nëse do e duash edhe tjetrin që ke përballë”.

Romani “Kolonë zanore” është shkruar në celular, por pavarësisht çelësave të leximit, është një himn për jetën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb