Një baba ka zbuluar sesi u hodh në aksion për të shpëtuar jetën e vajzës së tij, pas gëlltitjes së një monedhe.

Politikani skocez Alex Cole-Hamilton tha se la vajzën e tij Darcy duke ndjekur një video në ‘Youtube’ por më pas dëgjoi një tingull të tmerrshëm mbytës dhe pak më pas ajo i tregoi se kishte gëlltitur një monedhë.

Ajo ndaloi së marruri frymë dhe politikani Hamilton filloi ta shpëtonte duke përdorur mësimet e marra nga kursi i ndihmës së shpejtë, 25 vite më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai e ktheu vajzën me kokë poshtë dhe e goditi atë 5 herë nga pas.

Pavarësisht se monedha nuk doli jashtë, veprimet e tij ishin të mjaftueshme për ta lejuar Darcyn të marrë frymë sërish.

Menjëherë më pas politikani lajmëroi 999 dhe vajza u transportua në spital. Me ndihmën e mjekëve dhe nën ndikimin e anestezisë monedha u largua nga trupi i vajzës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: