Gigi Hadid, është një prej femrave më të preferuara të momentit. Bukuroshja është shpallur nga revista ‘Glamour’ si Femra e Vitit.

Supermodelja ka pozuar për revistën “Glamour”, duke treguar se është femra më “in” e momentit.

Me vjeshjen e saj, xhaketë lëkure, me shkëlqim e ngjyrë hiri, Gigi shfaqet e buzëqeshur duke treguar me paraqitjen e saj se ajo është në top formë.

Me anë te një postimi në rrjetin social Instagram, ajo pëcjell një falënderim për vleresimin e “Glamour”.

Gigi Hadid me të drejtë e merr çmimin Femra e Vitit, pasi ajo po konsiderohet si femra më atraktive në botë.

Ajo është modelja më e shtrenjtë në botë dhe konkurohet vetëm nga emra te tille si, motra e saj, Bella Hadid dhe Emily Ratajkowski.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb