TIRANE

Roza Lati u përfshi nga një mori emocionesh mbrëmjen e djeshme gjatë Prime. Ajo rrëfeu detaje tronditëse nga fëmijëria dhe probleme që ka pasur më të atin e saj.

Në një koment Vëllai i madhe shfaqi klipin ku Roza tregon për fëmijërinë e saj, problemet shëndetësore të të atit, dhunën që përjetoi nga ai, ndarjen e së ëmës dhe martesën e të atit me një bashkëshorte tjetër me të cilën pati edhe një djalë. Roza u shpreh se është shumë e lidhur me të vëllain dhe se ai bën shumë për të.

“Jam fëmija i Roza dhe Kristo Latit. Rita ime ka qenë nën presionin e paragjykimeve gjithë jetën derisa njohu babin tim. Ai e pa që ajo nuk ishte ashtu si paragjykohej dhe u martuan me dashuri, e deshën njeri tjetrin. Jam një fëmijë që jam rritur me nënën artiste që e ndalonin të gjithë dhe i merrnin autografe dhe në shtëpi kishte shumë sherre me gjakun e mamit nëpër mure. Babi im kur ka qenë 19 vjeç është hedhur nga shkëmbi i Dhërmiut në det dhe aty ka pasur shkëmbinj nënujorë dhe është goditur në kokë. Atëherë s’ka pasur aparatura për ta kontrolluar dhe parë që babit tim i kishte plasur një venë në kokë dhe ajo me kalimin e kohës iu mblodh dhe iu bë tumor. Tumori në kokë të bënte agresiv, pa kontroll. Mami kur isha e vogël ka qenë me xhirime në Amerikë dhe kur u kthye solli një videokasetë. Unë ulesha të shihja gjithmonë aty afër të shihja.

Një ditë nuk po ndizej, babi po përpiqej ta ndizte por pulti nuk punonte. Unë ngrihem dhe shkoj këmba dorazi dhe them o ba, mos duhet shtypur këtu dhe shtyp me dorë.

Ai në atë moment më ka marrë në krahë dhe më ka përplasur në anën tjetër. U çova dhe u futa në divan, nuk u ndjeva, nuk më doli kokërr loti, nuk reagoi asnjë sepse kishim frikë.

Rita ime e kuptoi që kishte ardhur një moment që nuk durohej më sepse kur vite babi unë mblidhja arushat e mi dhe fshihesha poshtë krevatit. Aty tha stop, kjo s’është jetë. Në djall shkoftë e gjitha. Nëna ime e kishte duruar gjithë këtë për shkak të opinionit. Kauza ime është që t’ju tregoj të gjitha grave në situate të tilla që “grua çohu ik”. Merre fëmijën për dore sepse do të rritet, do bëhet grua, do të bëhet burrë. Fëmija do të bëhet mal, do të bëhet krah që do të mbështesësh kokën. Që babin tim të mos e linin vetëm, që të pleqëronte sepse nuk e dinin se sa do ti zgjaste jeta, e njohën me një shkodrane me të cilin bëri dhe një djalë. Vëllai im është 10 vjet më i vogël se unë. Babi që unë të afrohesha me të e sillte në shkollë te oborri. Ma ka sjellë nja dy herë të vogël që ta shihja. Ai e dinte përfundimin e tij dhe kur të mos ishte Rita ime dhe nëna e djalit unë atë do kem. Vëllai im bën shumë për mua, pa atë s’bëj dot”, rrëfeu Roza.
Ledioni: Cfarë po mendon?
Roza: Skenat e babit i kam traumë.
Ledioni: A ke ndonjë kujtim të bukur?
Roza: Shihnim dokumentarë bashkë. Më mësoi shahun, me zor po ma mësoi. Shahun dhe notin.
Ledioni: Ne jemi produkti i së shkuarës tonë, kjo ka të bëjë vetëm me zgjedhjet që i kemi bërë me koshiencë, por disa gjëra nuk i kemi në dorë. S’kemi në dorë se ku lindim, por ajo çka kemi në dorë është që të bëjmë paqe me të shkuarën sepse vetëm kështu mund të ecim para, ndryshe jemi të destinuar të qarkullojmë në një lupë që vazhdon, vazhdon dhe vazhdon…
Më pas Roza doli në oborr ku u përball me surprizën speciale të përgatitur nga Vëllai i Madh, një kopësht ëndrrash me bimë, rërë dhe zjarrë në mes. Pasi shijoi ambientin rrotull, Roza u surprizua nga vëllai nga babi i cili erdhi posaçërisht për ta përqafuar dhe dhënë kurajë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: