500 gr mish viçi ose gici
Kripë
Piper i zi/piper i kuq
Miell
Vaj ulliri
2 domate
500 gr patate
3 thelpinj hudhra
Kopër e grirë imët

Mishin e presim në feta të holla, tip filetosh dhe e marinojmë me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe e kalojmë në miell. E skuqim në tigan me vaj ulliri.
Në furrë vendosim patatet për t’u pjekur me vaj ulliri. Shtojmë hudhrat dhe domatet e grira në rende te mishi dhe i skuqim bashkë.
Sapo të piqen patatet, i kalojmë te mishi. I mbulojmë me ujë dhe i ziejmë për 20-25 minuta. Shtojmë kripën, koprën dhe e servirim.

Biskota të mbushura

1 filxhan kafe kos
1 filxhan kafe vaj
2 filxhanë kafe gjalpë të shkrirë
1 lug kafe baking powder
Miell
Reçel
Arra

I përziejmë të gjithë përbërësit me pirun 2 minuta dhe shtojmë miell sa te dalë brumi si i byrekut, jo brum i fortë.
E lëmë të pushojë 1 orë ose më shumë dhe i ndajmë në 12 kuleçë. Çdo kulaç e ndajmë në katër pjesë dhe e hapim me okllai si petë. E mbushim me 1 lugë reçel dhe arra, dhe i japim formën e gjysmë hënës. I pjekim me 180-190 gradë deri sa të marrin ngjyrë të lehtë në kafe. I pudrosim me sheqer pluhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb