Kombet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në evakuimin me forcë të palestinezëve nga qyteti Rafah në jug të Rripit të Gazës, sipas organizatës së OKB-së për ndihmë emergjente, OCHA.

“Izraeli ka propozuar ndërtimin e qyteteve me tenda të gjera për popullsinë që do të evakuohet më në veri të Rafahut”, sipas një raporti të medias amerikane duke cituar zyrtarë egjiptianë.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë komunikim zyrtar nga qeveria izraelite për këtë”, tha zëdhënësi i OCHA, Jens Laerke.

“Në çdo rast, ne nuk do të jemi pjesë e asnjë plani për të lëvizur me forcë njerëzit. Ne nuk do të siguronim qytete me tenda diku tjetër në mënyrë që forcat izraelite të mund të lëvizin me forcë njerëzit, tha ai.

Qeveria e Izraelit u ka bërë thirrje organizatave të OKB-së që punojnë në rajon që të ndihmojnë në evakuimin e civilëve nga Rafahu përpara një ofensive të planifikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: