Katastrofa që shkaktoi tërmeti ishte tronditëse, por edhe solidariteti që treguan shqiptarët ishte i jashtëzakonshëm.

Për familjen Abazi erdhi një lajm nga Elvis Naçi “një zotëri nga Tetova i ka dhënë një pension dhe një shtëpi për jetimët”,- tha Elvisi në studio një vit më parë.

Elvis Naçi vizitoi familjen Abazi dhe u premtoi fëmijëve jetimë mbështetje. Shqiptarët dhanë një premtim dhe premtimet mbahen! Sidrit Bejleri ka shkuar në Kosovë vizitoi shtëpinë e re të Isës.

“E kemi filluar me gaz e hare, këtu kanë bërë mrekulli, ne kontribuuesit i ndjekim përmes televiziorit, por sa mirë që u takuam bashkë kësaj herë, duam që të gjithë të marrin vesh që burrat e mirë të shqiptarisë nuk janë zhdukur”,-tha Sidrit Bejleri në shtëpinë e re të Isa Abazit. Bamirësi nga Tetova dhuroi gjithashtu 12.000 euro pension në vit për fëmijët jetimë të e Isës dhe Shemsedinit, ky gjest ka emocionuar dy bashkëshortet e të ndjerëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb