TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendim që Komisar Edmond Koseni, ish-drejtori i Policisë së Elbasanit të rikthehet në Policinë e Shtetit me gradën që ka pasur në vitin 2005, kur u pezullua nga detyra.

Gjykata pranoi kërkesën e bërë prej tij për rikthim në vendin e punës.

Pas vendimit për dhënien e pagave që i ishin mbajtur gjatë këtyre viteve, Koseni ka marrë urdhër-ekzekutimin e gykatës për të rifilluar punën.

Edmon Koseni ishte pezulluar nga detyra në vitin 2005 pas nisjes së një procedimi penal ndaj tij për torturë ndaj një të dënuari. Megjithëse doli i pafajshëm atij iu mohua rikthimi në polici dhe pagesa, por pas disa viteve gjyq, i ashtuquajturi “Komisari i hekurt” fitoi të drejtën për t’u rikthyer në radhët e policisë.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: