Joao Felix është një nga afrimet më të bujshme të skuadrës së Milanit në merkaton e janarit. Pavarësisht se portugezi ka mbërritur në Milano vetëm në formën e huazimit 6 mujor, deri në fund të këtij sezoni, ai ka fituar simpatinë e sportdashësve të Djallit falë performancave të para shumë të mira që ka zhvilluar me fanellën kuqezi.
Por jo vetëm kaq. Joao Felix duket se ka marrë së fundmi edhe vëmendjen e mediave rozë me portugezin që ka nisur të ndjek në rrjetet sociale bukuroshen Francesca Cuccuru. Ish miss Italia është ish e fejuara e portierit rumun Andrei Radu. Ajo është një ndër femrat më sexy në Itali, e cila numëron më shumë se 800 mijë ndjekës në Tik Tok.
Në ditët në vijim do të mësohet më shumë nëse bëhet fjalë për ndonjë flirtim të zakonshëm apo nëse ka lindur diçka midis Francescës dhe mesfushorit portugez të Milanit Felix.